Në datat 6 dhe 7 nëntor 2026 zhvilloi punimet në Tiranë, Konferenca e 26 Kombëtare Dentare, organizuar nga Shoqata Dentare Shqiptare. Kjo konferencë ishte një event promovues dhe përbashkues i kërkimit shkencor në vend, një moment reflektimi dhe ndarje idesh mbi atë se deri ku aktiviteti profesional stomatologjik në vend ka avancuar, si dhe sfidat e oportunitetet e reja që paraqiten me evolucionin e pandalshëm të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale.
Albanuan University, është pjesë e pandarë e këtyre aktiviteteve, si një kollonë e konsoliduar dhe e besueshme e mendimit dhe formimit në fushën dentare, në të cilin u përfaqësua në mënyrë aktive me referime të lektorëve tanë të Departamemtit të Stomatologjisë.
Aktiviteti u përshëndet në ceremoninë e hapjes në emër të Albanian University nga Dekania e Fakultetit të
Shkencave Mjekësore, Prof. Asoc. Dr. Nilena Eriksen, e cila përgëzoi organizatorët për eventin dhe mbështeti krijimin e urave të bashkëpunimit midis institucioneve, si një komponent i domosdoshëm për promovimin dhe zhvillimin e edukimit, kujdesit dhe shërbimit shëndetësor dentar në vendin tonë.












