Vend Vakant Punonjës Biblioteke

                                                Tiranë, më 23.09.2026

Vend Vakant

Punonjës Biblioteke

Albanian University kërkon të punësojë një Punonjëse Biblioteke motivuese dhe me përkushtim ndaj punës akademike. Personi i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për menaxhimin e burimeve të informacionit, asistimin e studentëve dhe stafit akademik në kërkimet shkencore, si dhe mbarëvajtjen e shërbimeve bibliotekare fizike e digjitale.

  • Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
  • Menaxhimi i Fondit të Librave: Katalogimi, klasifikimi dhe arkivimi i literaturës shkencore, mikrotezave dhe revistave akademike.
  • Shërbimi ndaj Përdoruesve: Udhezimi dhe asistimi i studentëve, pedagogëve dhe kërkuesve shkencorë në kërkimin e burimeve akademike.
  • Aksesi në Baza të Të Dhënave: Administrimi i huazimeve fizike dhe ndihma në aksesimin e bazave të të dhënave shkencore online.
  • Mirëmbajtja e Sistemim: Përditësimi i katalogut elektronik (Baza e të Dhënave të Bibliotekës).
  • Organizimi i Ambientit: Ruajtja e rregullit në sallat e studimit dhe monitorimi i zbatimit të rregullores së bibliotekës.
  • Kriteret e Kërkuara
  • Arsimi: Diplomë Universitare (Cikli Master përbën avantazh), Gjuhë-Letërsi, Shkenca Informacioni, Arkivë ose fusha të ngjashme shoqërore.
  • Përvoja e Punës: Përvoja e mëparshme në biblioteka universitare ose institucione kërkimore-shkencore përbën avantazh.
  • Aftësitë Teknike:
    • Njohuri shumë të mira të sistemeve softuerit të menaxhimit të bibliotekave.
    • Zotërim i mirë i paketës Microsoft Office dhe bazave të të dhënave akademike.
  • Gjuhët e Huaja: Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze. Gjuhë të tjera janë avantazh.
  • Aftësi ndërpersonale: Etikë e lartë profesionale, aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe aftësi për të punuar në mjedis akademik.
  • Dokumentacioni i Kërkuar
  1. Curriculum Vitae (CV).
  2. Letër Motivimi.
  • Mënyra e Aplikimit

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në dhe një Letër interesi, brenda datës 30.09.2026 në adresën e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al