Tiranë, më 23.09.2026
Vend Vakant
Asistent/e për Praktikat Mësimore të Fizioterapisë
Albanian University kërkon një Asistent/e për Praktikat Mësimore të Studentëve të Fizioterapisë për të mbështetur stafin akademik dhe drejtuesit e klinikës në udhëheqjen, demonstrimin dhe monitorimin e punës praktike të studentëve gjatë ciklit të tyre studimor (Bachelor/Master).
- Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Udhëheqja e studentëve gjatë seancave të praktikës mësimore dhe demonstrimi i teknikave fizioterapeutike.
- Mbikëqyrja e studentëve gjatë punës me pacientët për të siguruar respektimin e protokolleve klinike dhe etikës profesionale.
- Përgatitja e rasteve klinike (case studies) dhe simulimeve praktike për qëllime mësimore.
- Ndihma në organizimin e orarit të praktikave, kontrollin e pjesëmarrjes dhe menaxhimin e grupeve të studentëve.
- Vlerësimi i ecurisë ditore/javore të studentëve dhe bashkëpunimi me profesorët ose udhëheqësit e departamentit.
- Kujdesi për përdorimin e rregullt dhe të sigurt të pajisjeve terapeutike gjatë orëve praktike.
- Kriteret dhe Kualifikimet
- Arsimi: Diplomë Master i Shkencave në Fizioterapi.
- Licencimi: Licencë profesionale për ushtrimin e profesionit të Fizioterapistit.
- Përvoja:
- Minimumi 1–2 vite përvojë pune klinike si fizioterapist.
- Përvoja e mëparshme në mësimdhënie, tutoriat ose udhëheqje praktikash përbën avantazh kryesor.
- Aftësitë:
- Aftësi shumë të mira pedagogjike dhe komunikuese për transmetimin e njohurive.
- Aftësi menaxhuese dhe organizative për udhëheqjen e grupeve të studentëve.
- Durim, empati dhe disiplinë profesionale.
- Çfarë Ofrojmë
- Ambient pune akademik dhe klinik me standarde të larta.
- Mundësi zhvillimi profesional në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
- Mënyra e Aplikimit
Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në dhe një Letër interesi, brenda datës 30.09.2026 në adresën e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al


