Ftesë për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore IC-SIGHT UT

Universiteti i Tiranës organizon Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “International Conference on Science, Innovation, Governance, Humanities and Technology – IC-SIGHT UT”, e cila do të zhvillohet më 17–18 dhjetor 2026.

Konferenca synon të mbledhë së bashku akademikë, profesorë dhe kërkues shkencorë nga Shqipëria dhe bota, për të prezantuar gjetjet e tyre më të fundit, për të diskutuar mbi sfidat bashkëkohore dhe për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi ndëruniversitar.

Kërkuesit shkencorë, stafi akademik dhe studentët e doktoraturës janë të ftuar të marrin pjesë përmes dërgimit të punimeve dhe abstrakteve deri më 30 shtator 2026.

Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen zyrtare të Konferencës, https://icsight.unitir.edu.al/.