Albanian University shpall thirrjen për aplikime për mobilitetin Erasmus+ pranë University of Jyväskylä, Finlandë, për studentët e departamentit të Farmacisë, gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2026-2027, me kohëzgjatje nga muaji Janar deri në fund të Majit.
Informacione të përgjithshme
– Institucioni pritës: University of Jyväskylä, Finlandë
– Numri i vendeve: 2 (dy) vende për studentë
– Periudha: Semestri i dytë, Janar – Maj
– Granti mujor: 900 € / muaj (përfshin akomodimin dhe jetesën)
– Niveli i anglishtes: Minimalisht B1 (kërkohet çertifikata e gjuhës)
Rreth akomodimit
Universiteti pritës (Jyväskylä) ndihmon studentët e përzgjedhur në gjetjen e një vendi akomodimi të përshtatshëm gjatë periudhës së shkëmbimit.
Dokumentet e kërkuara për aplikim
– Lista e notave (transkripti akademik)
– CV (Curriculum Vitae)
– Letër motivimi
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli B1 (certifikatë ose provim përkatës)
Si të aplikoni
Studentët e Farmacisë të interesuar duhet të dërgojnë të skanuara dokumentacionin e kërkuar pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë të Albanian University, si dhe pranë departamentit të Farmacisë, në adresat:
erasmus.au@albanianuniversity.edu.al f.nishani@albanianuniversity.edu.al
Për informacione shtesë, studentët mund t’i drejtohen Zyrës Erasmus+ pranë Albanian University ose pranë departamentit të Farmacisë.
Afati i fundit për aplikim: 5 Tetor


