Studentët tanë përfundojnë me sukses semestrin në Poloni!

Në kuadër të programit Erasmus+, studentët tanë nga Departamenti i Inxhinierive përfunduan me sukses semestrin e pranverës pranë WSEI University në Lublin, Poloni.

Kjo eksperiencë ndërkombëtare u ofroi studentëve mundësinë të zhvillojnë njohuritë e tyre akademike, të përfitojnë nga një mjedis ndërkombëtar dhe të pasurojnë përvojën e tyre universitare.

I urojmë studentëve tanë suksese të mëtejshme dhe i falënderojmë për përfaqësimin dinjitoz të universitetit tonë!

 Erasmus+ | Study. Experience. Grow.