Mobilitet Mësimdhënie në Rumani në kuadër të Programit Erasmus+

Në kuadër të Programit Erasmus+, Erjon Dervishi nga Departamenti i Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative , Fatmira Kola nga Departamenti i Ekonomisë dhe Arbjola Halimi nga Departamenti i Psikologjisë zhvilluan një mobilitet mësimdhënës (Teaching Mobility) në Rumani.

Gjatë vizitës, ata morën pjesë në aktivitete akademike dhe profesionale, duke shkëmbyer njohuri dhe përvoja me kolegë të institucionit pritës. Kjo eksperiencë kontribuoi në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, zhvillimin profesional të stafit akademik dhe promovimin e ndërkombëtarizimit në arsimin e lartë.

Mobiliteti përbën një mundësi të rëndësishme për zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim akademik.