Sigurimi i Cilësisë

Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë planifikon dhe organizon  vlerësimin e brendshëm të cilësisë:

  1. të programeve të studimit, dhe
  2. vlerësimit të brendshëm të institucionit.

FUNKSIONET

  • NJSBC për çdo vlerësim që organizon, nge Grupin e Vlerësimit të Brendshëm (GVB), ku merr pjesë edhe një përfaqësues nga Këshilli Studentor, dhe kur e shikon të arsyeshme ajo fton edhe një ekspertë të jashtëm.
  • Grupi i vlerësimit të brendshëm ngrihet në rang Fakulteti, dhe në veprimtarinë e tij ai ka autonomi operative dhe akses në të gjitha të dhënat e institucionit.
  • GVB e realizon veprimtarinë e tij bazuar në Kodin e Cilësisë në Arsimin e Lartë si dhe standardet për Sigurimin e Cilësisë në HEAL .
  • GVB në veprimtarinë e tij realizon: analiza statistikore të të dhënave, bazuar në të dhënat e evidentuara në regjistrat sipas përcaktimit të nenit 50 të këtij Statuti, në sondazhet, pyetsorët dhe intervistat e organizuar me stafin akademik, stafin joakademik dhe studentët.
  • Të dhënat e vlerësimit, NJSBC i publikon në faqen zyrtarë të AU.
  • Vlerësimi i brendshëm i programeve të studimit apo institucional organizohet nga NJSBC si rregull një herë në 3 vjet. Nëse është e nevojshme, NJSBC mund të organizojë vlerësime të pjesshme edhe më shpesh.
  • Mënyra e organizimit të vlerësimit të brendshëm, aktivitetet që kryhen, përgjegjësitë dhe mënyra e paraqitjes së rezultateve përcaktohen në rregulloret dhe procedurat përkatëse.
  • NJSBC në bashkëpunim me Agjensinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë  (ASCAL) organizon trajnim të anëtarëve të grupit të vlerësimit. Për anëtarët e grupit të vlerësimit njësia merr masat e sigurimit të kushteve të përshtatshme për realizimin e kësaj detyre.
  • NJSBC mban lidhje të vazhdueshme me ASCAL për realizimin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë në AU.

 

RAPORT VJETOR – 18-19 MASR

RAPORT VETËVLERËSIMI PËR AKREDITIMIN INSTITUCIONAL

RAPORT VETËVLERËSIMIT PËR AKREDITIMIN INSTITUCIONAL

Raport Vjetor 2020-2021

Raport Vjetor 2019-2020

Raport Vjetor 2017-2018 – Albanian University

Raporti-Vjetor-NJSBC-2016-2017

Raport Vlerësimi ZSBC 2015-2016 

Raporti Vjetor AU 2021-2022

Raporti Vjetor NJSBC 2022-2023