
ALBANIAN UNIVERSITY si palë partnere e konsorciumit të përbërë nga nëntë partnerë të shteteve anëtare të BE-së si dhe vëndeve të Ballkanit Perëndimor, organizoi më datë 17 prill, leksionin me temë: “Shkenca që krijon lajme të rreme? Interpretimi i Aktit të parë të BE-së për Inteligjencën Artificiale” mbajtur nga Dr. Arbjola Halimi.
Një tematikë tejet aktuale mbi ndikimet e teknologjisë dhe rregullimin etik të saj në mbrojtje të shëndetit, sigurisë dhe të drejtave themelore të njeriut duke nxitur mendimin kritik dhe reflektimin për të ardhmen tonë digjitale.
Ky leksion ishte pjesë e ciklit të dytë të leksioneve të projektit VIRTU EU dhe pati një pjesëmarrje të shkëlqyer në auditor nga studentë dhe staf akademik të Albanian University dhe në formë virtuale u ndoq nga studentët e universiteteve ndërkombëtare, pjesë e këtij projekti.
Së shpejti, do të vijojmë me leksionin e radhës dhe ju ftojmë ti bashkoheni programit duke promovuar qytetarinë active dhe pjesëmarrjen qytetare.
#VirtuEU #ArtificialIntelligence #EUAIAct #MbrojtjaeTëDrejtave #Psikologji #Edukim #Ligj#Universiteti





