Në kuadër të veprimtarive të VITIT TË GJUHËS SHQIPE të shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Albanian University organizoi Simpoziumin Shkencor me temë: “GJUHA SHQIPE SI PASQYRË E IDENTITETIT SHQIPTAR”.
Ky Simpozium u mbajt më datë 18.11.2024 ora 09.00 në ambientet e Bibliotekës së Universitetit. Qëllimi i këtij aktiviteti shkencor ishte të trajtimi i temave të ndryshme të cilat sjellin në vëmendje rëndësinë që ka gjuha shqipe si identitet kombëtar.
Aktiviteti vjen në vazhdimësi të të gjitha veprimtarive të organizuara nga Departamentit të Edukimit dhe Anglishtes në nder të VITIT TË GJUHËS SHQIPE.