Vend Vakant

Albanian Universitynë bazë të Ligjit Nr.80 datë 22.07.2015  “Për Arsimin e Lartë dhe Këkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” shpall vend vakant për:

  1. Dekan të Fakultetit të Shkencave Shoqërore

Kandidati duhet të përmbushë kriteret bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

  • të jetë personel akademik I kategorisë “Profesor”
  • të ketë përvojë akademike dhe në kërkim shkencor
  • të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron
  • të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët

Detyrat kryesore:

  • Drejton veprimtarinë mësimore dhe shkencore në fakultet;
  • Koordinon veprimtarinë e departamenteve dhe organeve të fakultetit dhe zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet tyre;
  • Përgatit propozimin/vendimin përkatës për çdo vendimmarrje/kërkesë/ propozim të njësisë bazë dhe e përcjell në njësitë/ strukturat e tjera;
  • Shqyrton dhe miraton kalendarin e veprimtarive akademike të propozuar nga përgjegjësit e njësive bazë;
  • Shqyrton dhe miraton kërkesën për ndërprerjen e studimeve të studentëve në rastet e parashikuara në Rregulloren e Brendshme të AU -së;
  • Përcjell tek Rektori kërkesat për programet e dyta, pasi I analizon ato;
  • Miraton në bllok vendimet e Komisioneve të Njohjes së Krediteve dhe Transferimit të Studimeve;
  • Shqyrton dhe miraton sezonet e mbrojtjes së temës së diplomës, provimet e formimit dhe komisionet e tyre me propozim të përgjegjësve të departamenteve;
  • Nënshkruan diplomën, listën e notave dhe suplementin e diplomës pa të drejtë delegimi;
  • Përfaqëson fakultetin dhe njësitë bazë në marrëdhëniet me të tretë;
  • Shfuqizon aktet e përgjegjësit të departamentit;
  • Kryeson Komisionet e Vlerësimit për përzgjedhjen e personelit akademik;
  • Drejton Asamblenë e Personelit Akademik të fakultetit;
  • Përcjell propozimet përkatëse të departamenteve në instancat më të larta, shoqëruar me mendimet/ rekomandimet e tij;
  • Përgjigjet para Senatit Akademik për mbarëvajtjen e aktivitetit të fakultetit;
  • I propozon Komisionit të Përhershëm “Për kurrikulat dhe mësimin” hapjen apo mbylljen e programeve të studimit të departamenteve apo njësive të veçanta në fakultet, si dhe ndryshimin/riorganizimin e planeve mësimore,  mbi bazën e procedurave përkatëse të përcaktuara në rregulloren e përgjithshme;
  • I propozon Rektorit shkarkimin e drejtuesit të departamentit në rastet e kryerjes së veprave penale flagrante ose të shkeljeve të rënda të Ligjit, të pamundësisë për të kryer detyrën dhe për rastet e parashikuara në Kodin e Etikës së institucionit;
  • I propozon Administratorit të Përgjithshëm të AU shkarkimin e administratorit të njësisë kryesore.

Kandidatët duhet të sjellin CV dhe letër interesi brenda datës 12/10/2024, në këtë adresë e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al