Albanian University
NUIS J82025002B
Tiranë, më 21 Dhjetor 2023
Vende Vakante
Viti akademik 2023-2024, semestri i dytë
Albanian University për vitin akademik 2023 – 2024, semestri i dytë, paraqet si më poshtë vendet vakante për plotësim të personelit akademik dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.
Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike
9 vende vakante
Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin dhe Rregulloren e Institucionit, “Ligjin për Arsimin e Lartë 80/2015” dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, janë si më poshtë:
- Departamenti i Inxhinierive: 5 vende vakante
- 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e Inxhinierisë Kompjuterike/Informatike, Teknologjisë së Informacionit, Informatikës ose ekuivalente.
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Kompjuterike/Informatike, Teknologjisë së Informacionit, Informatikës ose ekuivalente.
- Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
- Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.
- Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
- Të kenë njohuri të mira në lëndët:
- Programim në ambjente të shpërndarë,
- Sisteme operative në kohë reale,
- Bazat e inteligjencës artificiale,
- Përpunim imazhi,
- Programim paralel
- Proçeset stokastike.
- 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e Inxhinierisë Elektrike ose ekuivalente.
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Elektrike ose ekuivalente.
- Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
- Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.
- Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
- Të kenë njohuri të mira në lëndët:
- Cilësia, normativa dhe legjislacioni teknik,
- Projektimi dhe funksionimi i sistemeve të energjisë,
- Eficienca e energjisë në ndërtesa,
- Optimizimi i sistemeve të energjisë dhe proceseve.
- 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.
- Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
- Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.
- Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
- Të kenë njohuri të mira në lëndët:
- Elektronika për telekomunikacion,
- Projektimi i sistemeve elektronike,
- Rrjeta telematike,
- Sisteme elektronike.
- 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (asistent lektor) në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbaruar studimet Bachelor dhe Master i Shkencave në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.
- Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
- Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.
- Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
- Të kenë njohuri të mira në lëndët:
- Elektroteknika 1/Elektroteknika 2,
- Bazat e elektronikës,
- Elektronika analoge/Elektronika dixhitale,
- Sisteme elektronike,
- Elektronika e fuqisë.
- 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (asistent lektor) në fushat e Inxhinierisë Kompjuterike/Informatike, Teknologjisë së Informacionit, Informatikës ose ekuivalente.
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbaruar studimet Bachelor dhe Master i Shkencave në fushat e Inxhinierisë Kompjuterike/Informatike, Teknologjisë së Informacionit, Informatikës ose ekuivalente.
- Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
- Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.
- Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
- Të kenë njohuri të mira në lëndët:
- Programim i shpërndarë,
- Përpunim imazhi,
- Programim paralel.
- Departamenti i Shkencave Ekonomike: 2 vende vakante
- 1 (një) personel akademik me kohë të plotë (Profesorë/Lektorë) për grupin mësimor të “Manaxhimit”.
Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbrojtur Doktoratën në fushën e Manaxhimit dhe ekspertizë të spikatur në fushat përkatëse;
- Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë) të studimeve Master, nëse nuk ka Doktoraturë;
- Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë pune dhe eksperiencë në mësimdhënie;
- Të kenë njohuri të mira profesionale të gjuhës angleze.
- Të kenë njohuri të mira në lëndët:
1.Menaxhim,Vlerësim Projektesh
2.Menaxhim Projekti Avancuar
- 1 (një) personel akademik me kohë të plotë (Profesorë/Lektorë) për grupin mësimor të “Ekonomiksit”.
Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbrojtur Doktoratën në fushën e Ekonomiksit dhe ekspertizë të spikatur në fushat përkatëse;
- Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë) të studimeve Master, nëse nuk ka Doktoraturë;
- Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë pune dhe eksperiencë në mësimdhënie;
- Të kenë njohuri të mira profesionale të gjuhës angleze.
- Të kenë njohuri të mira në lëndët që duan të angazhohen.
- Departamenti i Art Dizajn: 2 vende vakante
Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Interier Dizajn – një pedagog me të paktën gradën Doktor Shkencash
- Modelim Renderizim – një pedagog me të paktën gradën Doktor Shkencash
- Art 3D– një pedagog me të paktën gradën Doktor Shkencash.
- Të interesuarit mund të aplikojnë me një CV dhe letër interesi në adresën elektonike
- e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al.
- Aplikimet janë të hapura deri më 19 Janar 2024.