Vizitë nga nxënësit e Albanian College Tirana në Albanian University

Një ditë emocionuese dhe plot gjallëri në ‘Albanian University’ nga nxënësit e klasës së pestë të ‘Albanian College Tirana’!

Nxënësit vizituan ambientet më interesante dhe atraktive te Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Fakultetit të Shkencave të Aplikuara e Ekonomike dhe Fakultetit të Shkencave Shoqërore ku hulumtuan rreth jetës universitare në fusha të ndryshme. Për një ditë, nxënësit e gjetën veten duke studiuar për stomatologji, farmaci, inxhinieri apo drejtësi.

Kjo nuk ishte thjesht një vizitë, por një projektim për formimin profesional të së ardhmes!