Prof. Dr. Pavllo Kongo
Nga viti 1954-1958, punoi si Nd/Dentist ne Tirane.
Ne vitin 1963-1966, punoi si “Mjek-Stomatolog”prane Poliklinikes Dentare, Tirane, ndersa ne vitin 1966, u emerua pedagog prane Katedres se Terapise Stomatologjike. Fillimisht u
aktivizua si Asistent e me pas ne dhenien e leksioneve per studentet e vitit IV dhe te V ne lenden: “Terapia stomatologjike e femijeve”.
Ne vitin 1979, u emerua Shef i Katedres se” Terapise Stomatologjike”, detyre te cilen e mbajti deri ne vitin 2000. Ka dhene cikel leksionesh ne Pedodonti dhe Terapine Stomatologjike per studentet e viteve te III, IV, V.
Ne nitin 2004, shkeput marredheniet me Fakultetin e Mjekesise.
Me hapjen e Fakultetit Universitas Fabrefacta Optime ( U.F.O.Dental) , ju besua detyra e Dekanit e me pas posti i Rektorit te U.F.O. University sot “Albanian University.
Ne vitin 1958, ju dha e drejta per te vazhduar studimet e larta prane Fakultetit te Stomatologjise ne Sofje, Bullgari, ku kreu 3 vjet . Dy vitet e fundit i perfundoi ne Fakultetin e Mjekesise, dega
Stomatologji. Studimet i perfundoi me rezultate mjaft te mira.
Ne vitin 1972, kreu nje specializim ne Paris- France per “Pedodonti”
Ne vitin 1980, mbrojti dizertacionin per graden shkencore : “Kandidat i Shkencave Mjekesore”. Ne vitin 1984 ju dha titulli “Docent”, ndersa ne 1994, titulli” Profesor
Eshte pjesemarres i rregullt ne te gjitha Kongreset e Shoqates Ballkanike te Stomatologeve, ku eshte paraqitur me propozime punimesh dhe me postera.
Ka udhehequr 6 dizertacione per titullin “Kandidat i Shkencave Mjekesore”, duke bere dhe nje sere oponencash e recencash te
shume punimeve.
Eshte anetar i Kryesise Se Shoqates Ballkanike te Stomatologeve,
qysh nga themelimi i saj ne 2003. Ka qene nje nga organizatoret E
Kongresit te VIII te Stomatologeve te Ballkanit dhe President i Komitetit Organizator.
Per kontributin e dhene ne pwrgatitjen e kuadrove stomatolog, eshte dekoruar me “Urdhrin Naim Frasheri” Klasi II dhe me pas Klasi I.