Zhvillohet leksioni ndërveprues pjesë e programit Virtual Exchange for Active Citizens – Course 9, me temën  “Fake News and Online Disinformation”

Në ambientet e Bibliotekës së Albanian University u zhvillua me sukses një leksion ndërveprues, pjesë e programit Virtual Exchange for Active Citizens – Course 9, me temën  “Fake News and Online Disinformation”.

 Aktiviteti u ndoq gjithashtu online nga studentë dhe staf akademik të universiteteve partnere ndërkombëtare, duke sjellë një bashkëbisedim të vlefshëm dhe ndërkulturor mbi sfidat e informacionit në epokën digjitale.

 Dr. Elona Limaj ndau me studentët njohuri të thelluara dhe shembuj praktikë për të kuptuar se si përhapen lajmet e rreme, si t’i dallojmë ato, dhe si të jemi qytetarë digjitalë të përgjegjshëm.

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin në këtë takim të dobishëm dhe frymëzues!  

                                #albanianuniversity #leksionihapur #virtueu #dezinformim