“Albanian University” së bashku me Ekipin InnoVET 3 organizoi në datën 23 Shkurt një workshop me temën “Modeli Kornizë për Inovacionin në Arsimin Profesional” në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes AU-ICLA dhe projektit ‘Living Labs for Innovative Creators’. Pjesë e stafit të “Albanian University”, përfaqësues nga InnoVET, nga EU4 Innovation GIZ – ProSEED, Drejtuesi i shkollës “Beqir Cela”, si dhe partnerë të tjerë/kolegë/studentë ishin pjesë e këtij ngjarjeje.
Ky workshop shënon një hap kritik drejt objektivit për të propozuar një model inovativ për arsimin profesional në Shqipëri dhe përtej, në lidhje me bashkëpunimin VET, Universitet dhe OJQ, duke përdorur pikat e forta dhe njohuritë e të gjithë aktorëve të përfshirë. Aktiviteti synon të forcojë dialogun dhe partneritetin ndërmjet shkollës VET “Beqir Cela”, universitetit dhe ICLA, duke nxitur një qasje të unifikuar drejt arritjes së objektivave të projektit.
#AlbanianUniversity #ICLA #InnoVET #EU4Innovation #GIZProSEED #BeqirCela #InnovationInEducation #LivingLabInnovet