Në kuadër të projektit Research Universities (RES-UNI) Erasmus+ Capacity Building in Higher Education, pas trajnimit të ofruar në projekt mbi kompetencat digjitale, studentët fitues në provimin përfundimtar, Katerina Petrollari dhe Ernest Zhivanaj, ndoqën një Internship 5 – ditor në “Firat University”, Turqi nga data 23-28 Nëntor 2025. Në këtë trajnim studentët konkretizuan veprimtarinë e tyre nëpërmjet praktikave aplikative më të mira të teknologjisë në fushën e kërkimit shkencor në arsimin e lartë dhe u certifikuan për arritjet e tyre. Ndërveprimi aktiv i studentëve të Albanian University u shtri me zgjerimin e rrjetit të profesionistëve të rinj në kërkimin digjital universitar, ku së bashku me studentë përfaqësues nga disa universitete ndërkombëtare partnere në projekt shkëmbyen përvojat e tyre në këtë fushë @res_uni







