
Viti akademik 2025-2026, semestri i parë
Albanian University
NUIS J82025002B
Tiranë, më 8 Korrik 2025
Vende Vakante
Viti akademik 2025-2026, semestri i parë
Albanian Universitypër vitin akademik 2025 – 2026, semestri i parë paraqet si më poshtë vendet vakante për plotësim të personelit akademik dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët
Fakulteti i Shkencave Shoqërore
10 vende vakante
Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin dhe Rregulloren e Institucionit, “Ligjin për Arsimin e Lartë 80/2015” dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, janë si më poshtë:
- Të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve në profilin përkatës, sipas lëndës që do të mbulojnë me mesatare mbi 8 (tetë);
- Preferohet eksperiencë në mësimdhënie dhe eksperiencë profesionale, e lidhur me lëndën që do të mbulojnë;
- Preferohet që aplikantët të kenë gradën shkencore “Doktor”, ose titullin “Prof.Asoc.Dr”, “Prof.Dr.”.
- Të zotërojnë aftësitë e nevojshme personale për vendin e punës, si aftësi komunikimi etj.
- Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes shpall 4 vende vakante
- 2 vende pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushën e gjuhës angleze.
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të jenë diplomuar në Gjuhë Angleze;
- Të kenë kualifikime të tjera (gradë shkencore ose tituj akademikë);
- Të kenë formim të përgjithshëm arsimor dhe profesional;
- Të kenë përvoja akademike në mësimdhënie në lëndët, në të cilat do të angazhohen;
- zotërojnë aftësitë e nevojshme personale për vendin e punës;
- 1 (një) staf akademik me kohë të plotë dhe 1 (një) staf akademik me kohë të pjesshme në fushën e pedagogjisë.
- diplomimi në fushën e Psiko – Pedagogjisë
- formimi i përgjithshëm arsimor dhe profesional;
- të ketë gradën shkencore “Doktor”, titulli “Profesor i asociuar” përbën përparësi;
- përvojë akademike në mësimdhënie në IAL publike/jopublike
- zotërimi i aftësive të nevojshme profesionale për vendin e punës.
- Departamenti i Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative shpall 3 vende vakante
- 3 vende pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e shkencave juridike dhe politiko – administrative
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë diplomimin përkatës;
- Të kenë formim të përgjithshëm arsimor dhe profesional;
- Të kenë kualifikime të tjera (gradat shkencore ose titujt akademikë);
- Të zotërojnë aftësitë e nevojshme personale për vendin e punës;
- Të kenë eksperiencë në mësimdhënie dhe eksperiencë profesionale në lëndët, në të cilat do të angazhohen;
- Preferohet që aplikantët të kenë gradën shkencore “Doktor”, ose titullin shkencor “Prof.Asoc.” “Prof.Dr.”;
- Të gëzojnë aftësitë e nevojshme personale për vendin e punës, si dhe aftësi komunikimi;
- Departamenti i Psikologjisë së Përgjithshme shpall 3 vende vakante
- 2 vende pune për personel akademik me kohë të pjesshme (profesor/lektor) në fushën e psikologjisë
Kandidatët të cilët aplikojnë për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbrojtur Doktoraturën në fushën e Psikologjisë
- Të kenë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë)
- Të kenë minimum 3 vite përvojë akademike
- Të kenë njohuri të mira në një nga gjuhët e Komunitetit Europian. Gjuha Angeleze përbën përparësi
- Të kenë njohuri të mira në fushën e psikologjisë klinike në lëndët:
- Ndërhyrje terapeutike tek fëmijët me nevoja të veçanta
- Terapi e artit për nxënësit me aftësi ndryshe
- Testim dhe Vlerësim Psikologjik
- 1 vend pune për personel akademik me kohë të pjesshme (professor/lektor) në fushën e Statistikës për Shkencat Sociale
Kandidatët të cilët aplikojnë për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbrojtur Doktoraturën në fushën e Statistikës ose në fusha të përafërta
- Të kenë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë)
- Të kenë minimum 3 vite përvojë akademike
- Të kenë njohuri të mira në një nga gjuhët e Komunitetit Europian. Gjuha Angeleze përbën përparësi
- Të kenë njohuri të mira në fushën e Statistikës në lëndën:
- Statistikë në shkenca sociale
- Të interesuarit mund të aplikojnë me një CV dhe letër interesi në adresën elektonike e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al.
- Aplikimet janë të hapura deri më 25 Gusht 2025.