Albanian Universitynë bazë të Ligjit Nr.80 datë 22.07.2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Këkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” shpall vend vakant për:
- Dekan të Fakultetit të Shkencave Shoqërore
Kandidati duhet të përmbushë kriteret bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
- të jetë personel akademik I kategorisë “Profesor”
- të ketë përvojë akademike dhe në kërkim shkencor
- të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron
- të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët
Detyrat kryesore:
- Drejton veprimtarinë mësimore dhe shkencore në fakultet;
- Koordinon veprimtarinë e departamenteve dhe organeve të fakultetit dhe zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet tyre;
- Përgatit propozimin/vendimin përkatës për çdo vendimmarrje/kërkesë/ propozim të njësisë bazë dhe e përcjell në njësitë/ strukturat e tjera;
- Shqyrton dhe miraton kalendarin e veprimtarive akademike të propozuar nga përgjegjësit e njësive bazë;
- Shqyrton dhe miraton kërkesën për ndërprerjen e studimeve të studentëve në rastet e parashikuara në Rregulloren e Brendshme të AU -së;
- Përcjell tek Rektori kërkesat për programet e dyta, pasi I analizon ato;
- Miraton në bllok vendimet e Komisioneve të Njohjes së Krediteve dhe Transferimit të Studimeve;
- Shqyrton dhe miraton sezonet e mbrojtjes së temës së diplomës, provimet e formimit dhe komisionet e tyre me propozim të përgjegjësve të departamenteve;
- Nënshkruan diplomën, listën e notave dhe suplementin e diplomës pa të drejtë delegimi;
- Përfaqëson fakultetin dhe njësitë bazë në marrëdhëniet me të tretë;
- Shfuqizon aktet e përgjegjësit të departamentit;
- Kryeson Komisionet e Vlerësimit për përzgjedhjen e personelit akademik;
- Drejton Asamblenë e Personelit Akademik të fakultetit;
- Përcjell propozimet përkatëse të departamenteve në instancat më të larta, shoqëruar me mendimet/ rekomandimet e tij;
- Përgjigjet para Senatit Akademik për mbarëvajtjen e aktivitetit të fakultetit;
- I propozon Komisionit të Përhershëm “Për kurrikulat dhe mësimin” hapjen apo mbylljen e programeve të studimit të departamenteve apo njësive të veçanta në fakultet, si dhe ndryshimin/riorganizimin e planeve mësimore, mbi bazën e procedurave përkatëse të përcaktuara në rregulloren e përgjithshme;
- I propozon Rektorit shkarkimin e drejtuesit të departamentit në rastet e kryerjes së veprave penale flagrante ose të shkeljeve të rënda të Ligjit, të pamundësisë për të kryer detyrën dhe për rastet e parashikuara në Kodin e Etikës së institucionit;
- I propozon Administratorit të Përgjithshëm të AU shkarkimin e administratorit të njësisë kryesore.
Kandidatët duhet të sjellin CV dhe letër interesi brenda datës 12/10/2024, në këtë adresë e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al