Tiranë, më 14/11/2025
Vend Vakant
Albanian University shpall vend vakant për:
- Drejtues i Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë
Kandidati duhet të përmbushë kriteret si më poshtë:
- të zotërojë së paku diplomën “Master i Shkencave”
- Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës angleze; avantazh përbën edhe njohja e gjuhëve të tjera
- të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron
- të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional dhe etik
- Të ketë minimum 2 vite përvojë në një pozicion të ngjashëm
Detyrat kryesore:
- Bashkëpunimi me strukturat e AU për hartimin dhe ndërmarrjen e hapave për lidhjen dhe/ose rinovimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërinstitucional
- Koordinon dhe administron aktivitetet ndërkombëtare të Universitetit
- Përgatit korrespodencën në gjuhë të huaj
- Shpërndan informacione lidhur me marrëdhëniet ndërkombëtare ndër-universitare
- Nxit bashkëpunimin me universitete dhe organizata të huaja
- Rishikon dhe harton së bashku me strukturat përkatëse marrëveshje dhe protokolle për bashkëpunim ndër-universitar ndërkombëtar në gjuhën shqipe dhe atë angleze
- Siguron monitorim të vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe implementimit të tyre, etj.
Kandidatët duhet të sjellin CV dhe letër interesi brenda datës 30/11/2025, në këtë adresë e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al


