Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë në datën 29.01.2026 në kuadër të axhendës së trajnimeve organizoi trajnimin me temë: “Transformimi i mësimdhënies universitare përmes inteligjencës artificiale: nga metoda tradicionale te mësimdhënia inteligjente dhe e personalizuar” referuar nga Dr.proc. Aurela Qamili, pedagoge në Departamentin e Inxhinierive. Trajnimi u fokusua në prezantimin e qasjeve dhe praktikave bashkëkohore për integrimin e inteligjencës artificiale në procesin mësimor, duke ofruar shembuj praktikë për rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe angazhimit të studentëve. Gjithashtu, u diskutuan çështje që lidhen me integritetin akademik, etikën dhe praktikat ndërkombëtare për përdorimin e përgjegjshëm të inteligjencës artificiale në arsimin universitar.





