Në kuadër të bashkëpunimit me Universitetin e Jyväskylä në Finlandë, nëpërmjet projektit Erasmus+ KA171, hapet thirrja për 3 kuota për pjesëmarrje në Erasmus Week, për stafin e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, ose të profilit të Inxhinierisë.
Për më shumë informacione rreth aktivitetit, ju lutem vizitoni linkun: https://www.jyu.fi/en/story/jyu-staff-week-2026-8-12-june-2026
Periudha e mobilitetit: 8 –12 Qershor. Granti : 3450 Euro në total.
Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:
1.CV në gjuhën angleze
2.Letër motivimi në gjuhën angleze
3.Certifikatë e gjuhës angleze (minimumi niveli B2)
4.Certifikata të tjera mbështetëse (nëse disponohen)
5.Fotokopje e pasaportës
Kandidatët duhet të plotësojnë formularin në linkun e mëposhtëm para datës 15 Mars:
Si dhe të dërgojnë dokumentacionin e plotë të aplikimit në adresën zyrtare: erasmus.au@albanianuniversity.edu.al


