Thirrje për Abstrakte – Konferenca e 22-të Ndërkombëtare Stomatologjike

Departamenti i Stomatologjisë i Albanian University,  ka kënaqësinë të njoftojë hapjen e thirrjes për pjesëmarrje dhe dorëzim abstraktesh në Konferencën e 22-të Shkencore Ndërkombëtare Stomatologjike me temë: “Modern Dentistry 2026: From Clinical Practice, to Digital Technology, and Dental Education”, e cila do të mbahet në 18/19 Mars 2026, me qëllimin të bashkojë profesionistë të shëndetit oral, studiues dhe studentë për të diskutuar zhvillimet më të fundit në stomatologji, teknologjitë dentare, edukimin në fushën dentare dhe kërkimin shkencor.

Konferenca do të ofrojë një platformë për shkëmbim përvojash, prezantim punimesh shkencore dhe diskutim mbi praktikat bashkëkohore në fushën e stomatologjisë dhe atyre të ndërlidhura.

Bashkëngjitur gjeni posterin e thirrjes si dhe informacione të tjera të rëndësishme.

Afati i dorëzimit të abstrakteve është data 9 janar 2026. Abstraktet duhet të dorëzohen në shqip dhe anglisht sipas formateve të cilat i gjeni bashkëngjitur, në adresën r.xhizdari@albanianuniversity.edu.al

Afati i dorëzimit të artikullit të plotë është data 11 Mars 2026. Artikulli i plotë duhet të jetë në anglisht dhe do të publikohet në revistën Optime të Universitetit pas pranimit nga Bordi Shkencor i revistës.

Ju kujtojmë se për t’u bërë pjesë e Konferencës duhet të regjistroheni në linkun: 

https://forms.gle/yR73k9CTjHx7KW3H7

Ju mirepresim!

Loader Loading…
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab