
Të nderuar studentë të Fakultetit të Shkencave Mjekësore,
Ju informojmë se në Albanian University është hapur thirrja për aplikime për programin e mobilitetit Erasmus+ në Universitetin “Biruni” në Turqi, për studentët e programeve të mëposhtme:
· Stomatologji – mobiliteti zgjat 1 vit akademik
· Farmaci dhe Infermieri – mobiliteti zgjat 1 semestër
Të gjithë studentët e interesuar për të përfituar nga kjo mundësi ndërkombëtare janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre deri më 13 Korrik 2025 në departamen dhe zyrën e koordinimit të Erasmus+:
📧 f.nishani@albanianuniversity.edu.al
Aplikimi duhet të përmbajë:
· Emri dhe Mbiemri
· Adresa e emailit
· Programi i studimit
Mos humbisni mundësinë për të përjetuar një eksperiencë të pasur akademike dhe kulturore në një nga universitetet më të njohura në Turqi!
Për çdo pyetje apo paqartësi, jeni të lutur të kontaktoni në emailin më mësipërm.