Teaching Mobility të organizuar nga National University of Political Studies and Public Administration, Rumani

Nga datat 26 Maj deri në 1 Qershor, dy lektorë të Albanian University morën pjesë në programin e shkëmbimit Erasmus+, Teaching Staff week në Shkollën Kombëtare të Shkencave Politike dhe Administrative në Bukuresht. Dritan Taulla, nga Departamenti i Psikologjisë së Përgjithshme, zhvilloi disa orë leksionesh mbi Teorinë e Themeleve Morale – një teori psikologjike që synon të shpjegojë bazat intuitive të gjykimeve morale dhe mënyrën se si këto ndikojnë në qëndrimet dhe sjelljet sociale. Leksionet u fokusuan veçanërisht në mënyrën se si gjykimet morale intuitive formësojnë preferencat politike dhe ndikojnë në sjelljen votuese të individëve.

Gjithashtu, Prof. Mirgen Prençe, nga Departamenti i Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative, mbajti një leksion të hapur me temë “Reforma në Drejtësi në Shqipëri”, ku trajtoi sfidat, arritjet dhe ndikimin e reformës në sistemin gjyqësor shqiptar, si dhe rëndësinë e saj në procesin e integrimit europian.