Takim me shkrimtarin Virgjil Muçi

Më datë 12.12.2025, Departamenti i Edukimit dhe i Anglishtes organizoi aktivitetin “Takim me shkrimtarin Virgjil Muçi”, nën drejtimin e Dr. Esmeralda Strori. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të lëndës Letërsi për fëmijë dhe përfshiu studentë të programeve Mësuesi për Arsimin Fillor dhe Mësuesi për Arsimin Parashkollor.

Në qendër të këtij takimi ishte Cikli i Përrallave i autorit, një krijimtari e njohur për origjinalitetin, gjuhën e pasur, stilin e veçantë dhe rishkrimin krijues të traditës popullore. Gjatë bashkëbisedimit, shkrimtari ndau me studentët rëndësinë që kjo letërsi ka në formimin letrar dhe gjuhësor të lexuesit.

Takimi theksoi vlerën e veçantë të Letërsisë për fëmijë në edukimin dhe ndjeshmërinë estetike të lexuesit të vogël, por edhe në formimin kulturor të lexuesit të rritur.

Një aktivitet frymëzues që afroi studentët me botën e krijimit letrar dhe fuqinë edukative të fjalës artistik