Studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, të programit të Infermierisë: Rajmonda Liko, Ergina Skenderi dhe Ditmira Cengu, morën pjesë në një trajnim ndërkombëtar në fushën e Medical Emergency Procedures, i zhvilluar në datat 20 –24 Prill në Jan Kochanowski University of Kielce, Poloni.
Ky trajnim u realizua në kuadër të projektit ndërkombëtar SPINAKER Project, duke u ofruar studentëve mundësinë për të zhvilluar aftësi praktike dhe profesionale në fushën e infermierisë dhe urgjencave mjekësore.
Përgjatë 5 ditëve të trajnimit, studentet morën pjesë në aktivitete akademike dhe praktike, ku patën mundësinë të punonin në ambiente reale klinike dhe të përforconin njohuritë e tyre në menaxhimin e emergjencave mjekësore.
Përfaqësimi i Albanian University me studentë në këto aktivitete ndërkombëtare dëshmon angazhimin e institucionit tonë për të mbështetur zhvillimin profesional të studentëve dhe për t’i përgatitur ata për sfidat e profesionit në nivel global.







