NJËSIA E SIGURIMIT TË BRENDSHËM TË CILËSISË

 

Pranë AU, ngrihet dhe funksionon “Sistemi i Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë”, i cili është vlerësimi dhe garantimi i cilësisë së ushtrimit të veprimtarisë akademike, administrative dhe financiare të institucionit, i cili realizohet nga strukturat si më poshtë:

a) Komisioni për Vlerësimin Institucional, parashikuar në nenin 23 të statutit;

b) Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC)

Veprimtaria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

· NJSBC e zhvillon veprimtarinë e saj në kuadër të “Sistemit të Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë” në AU. Universiteti bazuar në Statutin e tij nëpërmjet Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC) realizon vlerësimin dhe kontrollin e cilësisë së aktivitetit akademik, duke bashkëpunuar me Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) në përputhje me dispozitat e Ligjit nr. 80/2015 dhe akte të tjera nënligjore të dala në zbatim të ligjit të mësipërm;

· NJSBC planifikon dhe organizon periodikikisht vlerësimin e brendshsëm të cilësisë së programeve të studimit dhe vlerësimin e brendshëm institucional;

· NJSBC për çdo vlerësim që organizon, nge Grupin e Vlerësimit të Brendshëm (GVB), ku merr pjesë edhe një përfaqësues nga Këshilli Studentor, dhe kur e shikon të arsyeshme ajo fton edhe një ekspertë të jashtëm

· NJSBC zbaton standardet e cilësisë në përputhje me Kodin e Cilësisë si dhe standardet për Sigurimin e Cilësisë në HEAL .

· NJSBC është përgjegjëse për proceset e akreditimit, rankimit dhe çdo procedure tjetër të vlerësimit të zhvillimit të aktivitetit akademik të universitetit të cilat kryhen në afatet e përcaktuara në ligj apo akte nënligjore;

· NJSBC siguron drejtimin, këshillimin dhe mbështetjen për hartimin dhe zbatimin e procedurave të brendshme të sigurimit të cilësisë në përputhje me ligjin, aktet nënligjore, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit;

· NJSBC ka varësi të drejtpërdrejtë nga Komisioni për Vlerësimin Institucional, sipas Statutit të AU (neni 23) dhe raporton tek ai në mënyrë periodike lidhur me detyrat e ngarkuara dhe situatën e cilësisë së veprimtarive akademike universitare;

· NJSBC ka rol mbështetës, këshillimor, bashkërendues, monitorues e administrativ me strukturat e tjera akademike dhe administrative tё universitetit, si dhe ofron ekzpertizë në zhvillimin e proceseve të sigurimit të cilësisë;

· NJSBC organizon pyetësorin e studentëve, fokus grupeve dhe pyetësorin e stafit akademik, me qëllim marrjen e feedback-ut për përmirësimin e vazhdueshëm të parametrave të cilësisë në “Albanian University”.

· NJSBC realizon studimet gjurmuese për studentët “Alumni” për të vlerësuar ecurinë e punësimit të studentëve dhe efikasitetin e programeve të ofruara nga AU-ja në bashkëpunim me Zyrën e Karrierës dhe Alumnit.

· NJSBC mban lidhje të vazhdueshme me ASCAL për realizimin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë në AU.

 

Raport Vjetor AU

Raport Vjetor AU v.a 2015-2016

Raport Vjetor AU v.a 2016-2017

Raport Vjetor AU v.a 2017-2018

Raport Vjetor AU v.a 2018-2019

Raport Vjetor AU v.a 2019-2020

Raport Vjetor AU v.a 2020-2021

Raport Vjetor AU v.a 2021-2022

Raport Vjetor AU v.a 2022-2023
Raport Vjetor AU v.a 2023-2024

RVB Institucional 

Raport vetevleresimi per akreditimin institucional (RVB) 2017

Raport vetevleresimi per akreditimin institucional (RVB) 2019

Raport vetevleresimi per akreditimin institucional (RVB) 2022