
Albanian University është i angazhuar në shpërndarjen e informacionit mbi projektin Res-Uni, një projekt i financuar nga Komisioni Evropian që synon të fuqizojë universitetet kërkimore në Ballkanin Perëndimor. Studentët e Albanian University u prezantuan me projektin dhe mënyrat e përfshirjes në aktivitetet e ardhshme, duke treguar interes të lartë për mundësitë që ofron kjo nismë ndërkombëtare.
Qëllimi i informimit ishte të nxisë përfshirjen aktive të studentëve, pasi ata do të kenë mundësinë të regjistrohen në trajnime mbi transformimin digjital, big data dhe sistemet e menaxhimit të të dhënave.
🔗 Mësoni më shumë rreth projektit: https://resuni.firat.edu.tr/
#Resuni #AlbanianUniversityCenter #capacitybuilding #EuropeanProject




