Sot në ambientet e Albanian University u zhvillua trajnimi praktik nga Departamenti i Psikologjisë me temë “Praktikimi i teknikave për menaxhimin e ankthit” i cili u mbajt nga Ilir Havolli, kryetar i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës.
Trajnimi u krye në bashkëpunim me Dr. Elisabeta Kafia, për realizimin e këtij trajnimi.
Më pas, Prof. Dr. Kaliopi Naska Dekane e Fakultetit të Shkencave Shoqërore prezantoi Ilir Havolli dhe veprimtarinë e tij.
Fokus i këtij trajnimi ishte shpjegimi i 4 teknikave për menaxhimin e ankthit dhe mënyrën se si mund t’i kryejmë në autonominë tonë, duke marrë shembuj dhe ushtrime në mënyrë praktike gjatë gjithë trajnimit.
Gjithashtu, sot u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet Albanian University, Fakulteti i Shkencave Shoqërore dhe Shoqatës së Psikologëve të Shqipërise dhe Shoqatës së Psikologëve të Kosovës – ShoPsiKo. Në këtë trajnim morën pjesë studentët dhe stafi i Universitetit tonë.Në fund të trajnimit iu akorduan dhe çertifikatat përkatëse.