Në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare International Exchange Day, zhvilluar në Universitetin e L’Aquila-s 🇮🇹, përfaqësuesit tanë akademikë dëshmuan edhe një herë nivelin e lartë profesional dhe shkencor.
Prof. Asoc. Dr. Erda Qorri, së bashku me specializantin e kirurgjisë orale, Enea Bitrin, prezantuan me dinjitet temat e tyre në kirurgjinë orale dhe implantologji, duke u shpërblyer me çmimin për “Prezantimin më të mirë” në kirurgjinë ortodontike.
Ky sukses pasqyron përkushtimin, punën e palodhur dhe cilësinë e lartë akademike të programeve të specializimit të Albanian University, të ndërtuara ndër vite me standarde ndërkombëtare.





