Nisma “Ndihmoni fëmijët e përfshirë në tërmetin e 26 Nëntorit me një lodër-dhurate”

Studentët dhe stafi i Departamentit të Psikologjisë së Përgjithshme në Fakultetin e Shkencave Shoqërore të Albanian University nën kujdesin dhe drejtimin e pedagoges Lorela Garuli, janë përfshirë masivisht në një nismë origjinale “Ndihmoni fëmijët e përfshirë në tërmetin e 26 Nëntorit me një lodër-dhurate”.

Dhuratat iu shpërndanë   fëmijëve të  akomoduar në Qendrën e Shërbimit Social “Gonxhe Bojaxhi” në Tiranë, nga vetë studentët,  e shoqëruar kjo me një bisedë ose këshillim psikologjik .

 Është bërë një plan veprimi nga ana e departamentit që kjo punë e nisur të vazhdojë e të thellohet më tej në të ardhmen, duke u koordinuar sa më mirë me “Urdhrin e Psikologut “apo me Organizata të ndryshme që janë impenjuar në këtë drejtim.