Ditën e hënë, më 8 Korrik 2024, nisi punimet Shkolla Verore me temë “Ballkani Perëndimor, Politikat Sociale dhe Integrimi Europian”. Ky aktivitet është një bashkëpunim midis 4 universiteteve: Albanian University, Universitetit La Sapienza Romë, Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Universitetit të Tiranës.
Me pjesëmarrjen e stafit akademik dhe studentëve, në këto ditë u zhvilluan leksione nga Dr. Daniele Aoisi “Programet e BE për Ballkanin Perëndimor”, Prof. As. Dr. Eva Teqja “Çështjet Politike Ekonomike dhe Integrimi Europian në Ballkanin Perëndimor, Dr. Belina Bedini “Politikat sociale për moshën e tretë në kontekstin e Ballkanit Perëndimor”.
Në ditët në vijim do të zhvillohen leksione nga Prof. Giuseppe Motta, Prof.Asoc. Renata Tokrri, Prof.Asoc. Jordan Daci, Prof. Dr. Andon Kume, Prof. As. Dr. Evis Garunja, Dr. Arian Dedej, Dr. Ines Sastra, Prof. Alessandra Mignoli, Prof. Marco Cilenti.
Në fundjavë shkolla verore zhvendoset në qytetin e bukur të Beratit, Hotel Colombo, për të vijuar me leksionet dhe aktivitet si dhe për ta bërë më interesante këtë eksperiencë akademike unike.