Në kuadër të temës së përgjithshme studentët patën mundësi të ndiqnin temat e leksioneve të zhvilluara nga stafi akademik i universiteteve pjesëmarrëse.
Dekani i Fakultetit të Shkencave Shoqërore Prof.Asoc. Jordan Daci vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimeve të tilla midis universiteteve vendase dhe të huaja, ku studentëve u jepet mundësia të shkëmbejnë eksperienca dhe të diskutojnë mbi risitë.
Gjatë qëndrimit në qytetin e Beratit, studentët vizituan edhe Muzeun Ikonografik Onufri.
Në mbyllje të shkollës verore u zhvillua ceremonia e shprëndarjes së certifikatave.