Leksioni i hapur me temë “Menaxhimi i Operacioneve në Industrinë Tekstile”

🧵 “Menaxhimi i Operacioneve në Industrinë Tekstile”

Ditën e Mërkurë 21 Janar, ora 10:00, në ambientet e Bibliotekës, do të mbahet leksioni i hapur me temë:

🧵 “Menaxhimi i Operacioneve në Industrinë Tekstile”

👩‍💼 Leksioni do të zhvillohet nga Zj. Greta Prendi, CEO e Albanian Quality Control, e cila do të ndajë eksperiencën dhe njohuritë e saj mbi menaxhimin, cilësinë dhe sfidat e industrisë tekstile në Shqipëri.

📌 Rëndësia e temës:

• Menaxhimi efektiv i operacioneve ndikon drejtpërdrejtë në rritjen e produktivitetit dhe uljen e kostove.

• Siguron standarde më të larta cilësie dhe përputhje me kërkesat e tregjeve ndërkombëtare.

• Ndihmon bizneset tekstile të përshtaten me ndryshimet teknologjike dhe konkurrencën globale.

• Luajnë rol kyç në qëndrueshmërinë, inovacionin dhe rritjen afatgjatë të industrisë në Shqipëri.

🎓 Të ftuar janë studentë, pedagogë dhe të gjithë të interesuarit. Ju mirëpresim!