Albanian University organizoi me sukses, më 27 Mars 2026, Konferencën e Parë në Shqipëri të Terapisë Manuale, një aktivitet shkencor i rëndësishëm që mblodhi akademikë dhe profesionistë të fushës së rehabilitimit.
Konferenca u zhvillua nga Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë, në bashkëpunim me Uni Rezonanca (Kosovë), Urdhrin e Infermierit të Shqipërisë dhe Odën e Fizioterapistëve të Kosovës, duke reflektuar angazhimin e përbashkët për avancimin e dijes dhe praktikave bashkëkohore në kujdesin shëndetësor.
Konferencën e përshëndeti dhe Prof. Julian Fink, Rektor i Albanian University.
Ky event shërbeu si një platformë e rëndësishme për prezantimin e kërkimeve shkencore, shkëmbimin e eksperiencave profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në nivel rajonal.


























