“Inclusiveness and Equity in Special Education”

Programi i studimit Master Profesional “Mësuesi në Arsim Special”, i hapur për herë të parë në Albanian University, përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit gjithëpërfshirës dhe në formimin profesional të mësuesve në fushën e arsimit special.

Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes, në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me The University College of Teacher Education, Vienna, organizoi me sukses leksionin e hapur online me temë: “Inclusiveness and Equity in Special Education”

Leksioni u mbajt nga profesorët e nderuar të University College of Teacher Education, Vienna: ▪️ Prof. Mag. Thomas Schrei ▪️ Mag. Dr. Isabella Benischek

Ky aktivitet shënoi një kontribut të rëndësishëm akademik dhe profesional, duke nxitur zhvillimin e praktikave bashkëkohore në arsimin special.