
Fakulteti i Shkencave Shoqërore në bashkëpunim me Universitetin “Sapienza” të Romës fton studentët e Departamentit të Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative të aplikojnë në Shkollën Verore Ndërkombëtare me temë: “Democracy, Electoral Processes and the Protection of Individual and Collective Rights in the Contemporary Era”, e cila do të zhvillohet në datat 23-29 qershor 2025 në Sapri (Itali).
Departamenti i Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative do të përzgjedhë 5 studentë për të cilët Albanian University do të mbulojë:
- Shpenzimet e udhëtimit
- Akomodimin në hotel
- Dieta
Si të aplikoni
Plotësoni formularin bashkëngjitur: Formular Shkolla verore.docx
Dërgojeni në adresën e e-mailit: f.zeko@albanianuniversity.edu.al
Afati i fundit i aplikimit 22 prill 2025
Për informacione të mëtejshme mund të paraqiteni pranë Departamentit të Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative.
Për më shumë informacion mbi planin formues të Shkollës Verore klikoni link-un:https://www.uniroma1.it/sites/default/files/piano_formativo_summer_school_def_1.pdf