Hapet thirrja për aplikim për mobilitet studentësh në kuadër të programit Erasmus+ me Kirchliche Padagogische Hochschule Vienna/Krems,Austri

Në kuadër të programit Erasmus+ me Universitetin Kirchliche Padagogische Hochschule Vienna/Krems, Austri, hapet thirrjapër aplikim për mobilitet studentësh për Departamentin e Edukimit dhe Anglishtes, për vitin akademik 2025 – 2026.

Studentët e përzgjedhur do te kenë mundësi te ndjekin një semestër (shkurt – korrik 2026) pranë këtij universitetipër studim ose praktikë.

  1. Kriteret e pranimit:
    1. Studentë të programeve të studimit Bachelor në: Mësuesi për Arsimin Fillor, Mësuesi për Arsimin Parashkollor, Anglisht
    2. Mesatare mbi 8.5
    3. Njohja e mire gjuhës angleze

Më shumë detaje për lendet mund të gjenden tek faqja e universitetithttps://www.kphvie.ac.at/home.html

 

  1. Studentët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar dokumentat e nevojshme për aplikim:
  2. Formular aplikimi
  3. CV
  4. Letër motivimi
  5. Listë notash
  6. Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze (të paktën niveli B1). Nëse studenti nuk e ka të mbrojtur anglishten do të mundësohet një test nga Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes pranë “Albanian University” për përcaktimin e nivelit të njohjes së gjuhës angleze
  7. Certifikime të tjera
  8. Kopje e një dokumenti identiteti (kartë identiteti ose pasaportë).

Dokumentat duhet të dërgohen të skanuara në periudhën  15.10.2025 në e-mail: g.hadaj@albanianuniversity.edu.al dhe internationaloffice@albanianuniversity.edu.al