Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike ka për qëllim kryesor organizimin e proçesit të mësimdhënies  dhe të kërkimit shkëncor, zhvillimin dhe përhapjen në nivele më të larta intelektuale të dijes në shkencat e Aplikuara dhe Ekonomike.

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike promovon zhvillimin e lirë të studimit, proçesit mësimor dhe të kërkimit shkëncor, bashkëpunimin në shkallë të gjerë me institucione  të arsimit të lartë dhe të kulturës, kombëtare dhe ndërkombëtare, hapjen ndaj komunitetit shkencor kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe bashkëpunimin me administratën shtetërore.

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike aspiron përmbushjen e misionit  të tij  arsimor në frymën e lirisë  dhe të respektit të dinjitetit human, pluralizmit të ideve, transparencës së proçedurave  si dhe promovon  mendimin e lirë të pedagogëve dhe studentëve, duke u siguruar mundësi të barabarta për punësim dhe studim.

Personeli akademik, joakademik dhe studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierive bashkëpunojnë në përputhje me funksionet dhe përgjegjësitë e tyre të njohura nga legjislacioni në fuqi, për arritjen dhe realizimin e qëllimeve institucionale.

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike kujdeset për cilësinë e mësimdhënies në arsimin e lartë në të gjitha ciklet dhe nivelet e parashikuara me ligj, vepron në fushën e formimit kulturor dhe profesional  dhe synon gjithashtu  formimin  dhe përditësimin e personelit  të tij.