Fakulteti i Shkencave Shoqërore

Fakulteti i Shkencave Shoqërore  ka për qëllim kryesor organizimin e proçesit të mësimdhënies  dhe të kërkimit shkencor, zhvillimin dhe përhapjen në nivele më të larta intelektuale të dijes në shkencat shoqërore.

Fakulteti i Shkencave Shoqërore promovon  zhvillimin e lirë të studimit, proçesit mësimor  dhe të kërkimit shkencor, bashkëpunimin në shkallë të gjerë me institucione të arsimit të lartë, kombëtare dhe ndërkombëtare, hapjen ndaj komunitetit shkencor kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe bashkëpunimin me administratën shtetërore.

Fakulteti i Shkencave Shoqërore aspiron përmbushjen e misionit të tij arsimor në frymën e lirisë  dhe të respektit të dinjitetit human, pluralizmit të ideve, transparencës së proçedurave  si dhe promovon  mendimin e lirë të pedagogëve dhe studentëve, duke u siguruar mundësi të barabarta për punësim dhe studim.

Personeli akademik, joakademik dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Shoqërore bashkëpunojnë në përputhje me funksionet dhe përgjegjësitë e tyre të njohura nga legjislacioni në fuqi, për arritjen dhe realizimin e qëllimeve institucionale.

Fakulteti i Shkencave Shoqërore kujdeset për cilesinë e mësimdhënies në arsimin e lartë në të gjitha ciklet dhe nivelet e parashikuara me ligj, vepron në fushën e formimit kulturor dhe profesional  dhe synon gjithashtu  formimin  dhe përditësimin  e personelit  të tij.