
Kjo konferencë e arriti qëllimin kërkimor-shkencor duke trajtuar 50 tema shkencore të prezantuara nga studiues, autorë dhe bashkëautorë në disa fusha të Shkencave Humane, të tilla si: Drejtësi, Psikologji, Komunikim, Histori, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Shkenca Politike, Marrëdhënie me Publikun, të Drejtat e Njeriut, Sociologji, Edukim, Gjuhësi, Letërsi, Gjuhë e Huaj. Të ftuar nderi në këtë Konferencë ishin drejtues dhe përfaqësues nga institucione bashkëpunëtore me Fakultetin e Shkencave Shoqërore si: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Shkolla e Drejtorëve, MAS, Drejtoria e Ndihmës Juridike falas, Ministria e Drejtësisë, OJF të ndryshme si pjesë e shoqërisë civile.
Përpos referuesve nga trupa akademike e këtij fakulteti, personalitete të angazhuar profesionalisht në një gamë të gjerë instucionesh në vendin tonë si universitete publike dhe jopublike, institucione të pushtetit qendror dhe lokal, të sistemit të drejtësisë dhe nga sipërmarrjet private, iu bashkuan kësaj konference si kërkues shkencorë dhe sollën kontributin e tyre për një emërues të përbashkët “Roli i Digjitalizimit”, si risia më e fundit në sektorin e drejtësisë, arsimit, si dhe në shoqërinë shqiptare. Konferenca u përshëndet nga Rektori i Albanian University Prof.Dr. Pavllo Kongo dhe Dekania e Fakultetit të Shkencave Shoqërore Prof.Asoc.Dr. Valbona Loshi.



