Në kuadër të programit Erasmus+, dy studentë nga National University of Political Studies and Public Administration , Rumani , përfunduan me sukses mobilitetin e tyre tre-mujor akademik pranë Departamentit të Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative në Albanian University. Gjatë kësaj periudhe, studentët u integruan në aktivitetet akademike dhe universitare, duke kontribuar në shkëmbimin e përvojave akademike dhe kulturore, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në kuadër të ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë.


