Në datën 22.01.2026 u hap në Gallery of Arts, në Departamentin e Art Dizajnit, ekspozitë fotografike artistike e profesionistit dhe pedagogut Armand Sallabanda.
Pjesëmarrja e lartë me të ftuar profesorë, studentë, administratë, tregoi interesin mbi vlerat artistike të punëve. Transparenca e nivelit profesional si kusht themelor në ecjen përpara të punës me studentët ështe motivi për arritjen e rezultateve cilësore në krijimet studentore.
Ekspozita do qëndrojë e hapur deri më datë 20.02.2026, orari i vizitave në ekspozitë, çdo ditë ora 08:00 deri në 16:00.
Jeni të mirëpritur!
Përgjegjësi i Departamentit të Art Dizajn
Dr. Arjan ZURBO







