
Rektori I Albanian University, Prof. Julian Fink, dhe Dekania e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Prof. Erda Qorri, në bashkëpunim me Universitetin Federico II të Napolit, Itali, në kuadër të Projektit SULEILA dhe Shoqatës MUNA, morën pjesë në aktivitetin Ditët e Para Euro-Mesdhetare Fredericiane: Një Udhëtim Ndërkulturor, i cili u zhvillua në Napoli, Itali.
Ky projekt financohet nga Ministria Italiane e Universiteteve dhe Kërkimit (MUR) në kuadër të Programit Evropian Transnacional (TNE 2023).
Programi synon të krijojë një Konsorcium institucionesh universitare dhe partnerësh të asociuar, që punojnë në mënyrë të vazhdueshme për të forcuar ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në hapësirën evropiane dhe mesdhetare.




