Ju njoftojmë se më 19 Nëntor, ora 12:00–13:30, në Godinën Qendrore, Bibliotekë, do të zhvillohet sesioni tematik “Disinformation on Gender Matters”, në kuadër të kursit Virtual Exchange for Active Citizens.
Sesioni do të mbahet nga Av. Maend Kullaj, Asst. Lecturer, Albanian University. Diskutimi do të fokusohet në konceptet e dezinformimit, dimensionet gjinore të narrativave online dhe një studim rasti mbi debatin e ligjit për barazinë gjinore.



