Fakulteti i Shkencave Shoqërore në Albanian University (AU), në bashkëpunim me Kirchliche Pädagogische Hochschule në Vjenë, organizon Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me temë: “Strengthening Governance through Rule of Law and Psychological Resilience through Contemporary Education in the Western Balkans during the EU Integration Process”, që do të mbahet në Tiranë më 29 prill 2026.
Konferenca synon të eksplorojë mënyrat se si qeverisja, rezistenca psikosociale dhe arsimi bashkëkohor bashkëveprojnë në formësimin e zhvillimit demokratik dhe kohezionit social në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
Ky aktivitet do të mbledhë akademikë, studiues, ekspertë dhe praktikues nga rajoni dhe më gjerë në një forum ndërdisiplinor dhe gjithëpërfshirës, duke krijuar hapësirë për shkëmbimin e ideve dhe përvojave mbi ndërthurjen midis qeverisjes së mirë, zhvillimit njerëzor dhe arsimit transformues, në kontekstin e integrimit evropian.
Konferenca do të zhvillohet më 29 prill 2026, në ambientet e Albanian University (Salla e Konferencave,) ora 10:00.


