Departamenti i Shkencave Ekonomike nën drejtimin e Dr. Fatmira Kola, organizoi leksionin e hapur me temë: “Menaxhimi i Operacioneve në Industrinë Tekstile”, i mbajtur nga Zj. Greta Prendi, CEO e Albanian Quality Control dhe eksperte e njohur e kësaj fushe.
Gjatë leksionit, Zj. Prendi ndau me studentët dhe pedagogët eksperiencën e saj profesionale mbi:
▪️ menaxhimin efikas të proceseve operative
▪️ rëndësinë e cilësisë dhe standardeve ndërkombëtare
▪️ sfidat dhe mundësitë e industrisë tekstile në Shqipëri
▪️ rolin e inovacionit dhe qëndrueshmërisë në konkurrencën globale
Ky aktivitet shërbeu si një mundësi e vlefshme për të lidhur teorinë akademike me praktikën reale të biznesit, duke nxitur diskutim, reflektim dhe frymëzim për studentët mbi tregun e punës dhe zhvillimin profesional.
Falenderojmë Zj. Greta Prendi për kontributin e saj të çmuar dhe për ndarjen e njohurive praktike, si dhe të gjithë pjesëmarrësit për interesin dhe angazhimin.
Vazhdojmë të ndërtojmë ura mes universitetit dhe botës së biznesit!






