Përgjegjës Departamenti: Dr. Joana MINGA
Departament i i Inxhinierive është ngritur në vitin 2010 nga një staf i përgatitur akademik, si pjesë e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike, duke hedhur bazat për krijimin e programeve të studimit Bachelor dhe Master në fusha të ndryshme të inxhinierisë. Aktualisht, Departamenti i Inxhinierive ofron pesë programe studimi Bachelor:
- “Inxhinieri Elektronike”,
- “Inxhinieri Kompjuterike”,
- “Teknologji Informacioni”,
- “Inxhinieri Mekatronike”,
- “Inxhinieri Elektrike”,
dy programe studimi Master i Shkencave:
- “Inxhinieri Elektronike”,
- “Teknologji Informacioni”,
një program studimi Master Profesional:
- “Sisteme të Energjisë”.
Programet e studimit Bachelor japin njohuritë bazë, të nevojshme për formimin e inxhinierëve të rinj, të aftë për të hedhur hapat e para në tregun e punës në fushat përkatëse, dhe hedhin themelet për avancimin e studimeve të mëtejshme në programet Master.
Programet e studimit Bachelor, përveç pasurimit të studentëve me njohuritë e nevojshme shkencore teorike, që lidhen me fushat e tyre të studimit, formojnë tek ta, përmes praktikave formuese dhe laboratorike, shprehitë e nevojshme teknike, në mënyrë, që ata të jenë të aftë të përballen me problematika të ndryshme inxhinierike, t’i analizojnë ato dhe t’i zgjidhin vetëm apo në bashkëpunim me të tjerë. Ky aftësim i tyre praktik i afron ata më shumë drejt tregut të punës.
Programet e studimit Master i Shkencave ju ofrojnë studentëve njohuritë e nevojshme për të përvetësuar kompetenca të avancuara shkencore dhe profesionale në fushën inxhinierike përkatëse, përmes metodave, instrumenteve dhe teknikave inovative.
Formimi teoriko-praktik në kuadër të Masterit të Shkencave bën të mundur integrimin e shpejtë të të diplomuarve në tregun e punës.
Programet e studimit Master Profesional synojnë përgatitjen praktike të studentëve në fushën përkatëse duke i aftësuar sipas nevojave konkrete të tregut të punës.
Mënyra e realizimit të mësimdhënies bazohet në metoda, teknologji e literaturë bashkëkohore.
Në dispozicion të studentëve dhe stafit akademik, departamenti ofron laboratorët si më poshtë:
- Laboratorët e Informatikës 1 – 2 (Simulimeve),
- Laboratori i Infrastrukturës së Rrjetave,
- Laboratori i Fizikës,
- Laboratori i Kimisë,
- Laboratori i Elektroteknikës,
- Laboratori i elektronikës analoge\laboratori i elektronikës dixhitale,
- Laboratori i matjeve elektrike dhe elektronike,
- Laboratori i automatikës dhe kontrollit (dhe Mekatronikës),
- Laboratori i makinave elektrike,
- Laboratori i instalimeve elektronike.
Këta laboratorë janë të pajisur me aparatura dhe pajisje bashkëkohore, në përputhje me kërkesat e programeve të studimeve. Biblioteka elektronike shkencore e departamentit ka një listë të gjerë e të larmishme librash dhe studimesh shkencore, të cilat përditësohen rregullisht.
Programi i studimit BSc. në “Inxhinieri Elektronike”
Programi i studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektronike” është liçensuar me Urdhër Nr. 411 datë 25.08.2011 dhe është akredituar me VBA Nr. 41 datë 13.07.2018.
Ky program ka për qëllim të hedhë bazat shkencore dhe përgatitjen teoriko-praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit si inxhinier në fushën e elektronikës dhe të telekomunikacionit.
Kjo përgatitje e përgjithshme gjatë periudhës trevjeçare u krijon mundësinë studentëve të integrohen në tregun e punës dhe gjithashtu, formon bazat e nevojshme për të thelluar studimet dhe për të përfituar kompetenca më specifike mbi tema më të profilizuara, që mund të trajtohen gjatë studimeve të specializuara.
Programi i studimit ka për qëllim të krijojë një profil të mirë të studentit të diplomuar, i cili do të jetë i aftë, që nëpërmjet proçesit të përfitimit të njohurive dhe vlerësimit, të zhvillojë një sërë shprehish dhe kompetencash, si:
- aftësinë për të zhvilluar veprimtarinë në institucione dhe firma të ndryshme, ku ka sisteme elektronike të aplikuara dhe telekomunikacion;
- aftësinë për të zhvilluar veprimtari të drejtpërdrejtë në industrinë e prodhimit të pajisjeve elektronike apo projektimit dhe realizimit të sistemeve të telekomunikacionit;
- aftësinë për të drejtuar kualifikimin apo edhe përgatitjen e teknikëve dhe kuadrove të ardhshëm në këtë fushë, pas një periudhe stazhi në profesion.
Studentët e diplomuar në programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektronike” mund të punësohen në:
- institute dhe laboratore, ku ka aparatura elektronike të ndryshme, që shërbejnë në punën e sektorëve, si: industri, shëndetësi etj.;
- firma të ndryshme private të pajisura me sisteme elektronike, si: telekomunikacion etj.;
- shkollat e mesme profesionale të profilit elektronik etj..
Programi i studimit BSc. në “Inxhinieri Kompjuterike”
Programi i studimit Bachelor në “Inxhinieri Kompjuterike” është liçensuar me Urdhër Nr. 411 datë 25.08.2011 dhe është akredituar me VBA Nr. 39 datë 13.07.2018.
Ky program ka për qëllim të hedhë bazat shkencore dhe përgatitjen teoriko-praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit si inxhinier në fushën e kompjuterave apo në profile të përafërta.
Kjo përgatitje e përgjithshme gjatë periudhës trevjeçare u krijon mundësinë studentëve të integrohen në tregun e punës dhe gjithashtu, formon bazat e nevojshme për të thelluar studimet dhe për të përfituar kompetenca më specifike mbi tema më të profilizuara që mund të trajtohen gjatë studimeve të specializuara.
Programi i studimit ka për qëllim të krijojë një profil të mirë të studentit të diplomuar, i cili do të jetë i aftë, që nëpërmjet proçesit të përfitimit të njohurive dhe vlerësimit, të zhvillojë një sërë shprehish dhe kompetencash, si:
- aftësinë për të zhvilluar veprimtarinë në institucione dhe firma të ndryshme, ku ka sisteme kompjuterike;
- aftësinë për të zhvilluar veprimtari të drejtpërdrejtë në industrinë e prodhimit të këtyre pajisjeve;
- aftësinë për të drejtuar kualifikimin apo edhe përgatitjen e teknikëve dhe kuadrove të ardhshëm në këtë fushë, pas një periudhe stazhi në profesion.
Studentët e diplomuar në programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Kompjuterike” mund të punësohen në:
- institucione të ndryshme, ku disponohen kompjutera apo janë instaluar rrjete kompjuterash, që shërbejnë në punën e këtyre sektorëve;
- firma të ndryshme private të pajisura me sisteme kompjuterash apo, të cilët prodhojnë dhe tregtojnë pajisje kompjuterike;
- shkollat e mesme profesionale të profilit kompjuterik;
- servise të ndryshme riparimi kompjuterash etj..
Programi i studimit BSc. në “Teknologji Informacioni”
Programi i studimit Bachelor në “Teknologji Informacioni” është liçensuar me Urdhër Nr. 33 datë 31.01.2012 dhe është akredituar me VBA Nr. 40 datë 13.07.2018.
Ky program ka për qëllim të hedhë bazat shkencore dhe përgatitjen teoriko-praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit si inxhinier në fushën e Teknologjisë së Informacionit.
Përgatitja trevjeçare u krijon mundësinë studentëve të integrohen në tregun e punës dhe gjithashtu, formon bazat e nevojshme për të thelluar studimet e mëtejshme dhe për të përfituar kompetenca më specifike mbi tema më të profilizuara që mund të trajtohen gjatë studimeve të specializuara.
Programi i studimit ka për qëllim të krijojë një profil të mirë të studentit të diplomuar, i cili do të jetë i aftë, që nëpërmjet proçesit të përfitimit të njohurive dhe vlerësimit, të zhvillojë një sërë shprehish dhe kompetencash, si:
- aftësinë për të zhvilluar veprimtarinë në institucione dhe firma të ndryshme, ku ka sisteme të teknologjisë së informacionit;
- aftësinë për të drejtuar kualifikimin apo edhe përgatitjen e teknikëve dhe kuadrove të ardhshëm në këtë fushë, pas një periudhe stazhi në profesion.
Studentët e diplomuar në programin e studimit Bachelor në “Teknologji Informacioni” mund të punësohen në:
- institute dhe laboratore, ku ka aparatura elektronike të ndryshme, në të cilat përpunohen informacione;
- firma të ndryshme private të pajisura me sisteme elektronike si: telekomunikacion, industri, ekonomi, administratë etj.;
- shkollat e mesme profesionale etj..
Programi i studimit BSc. në “Inxhinieri Mekatronike”
Programi i studimit Bachelor në “Inxhinieri Mekatronike” është liçensuar me Urdhër Nr. 488, datë 04.10.2011 dhe është akredituar me VBA Nr. 38 datë 12.03.2021.
Zhvillimi teknik në fusha të ndryshme të ekonomisë, si dhe në jetën e përditshme të komunitetit, ka nxjerrë në pah një dukuri që lidhet me automatizimin e proçeseve të ndryshme. Kështu, në industri kemi drejtimin e proçeseve të ndryshme prodhuese, që kërkojnë automatizime dhe ndjekje on line të hapave të prodhimit. Zhvillimi i elektronikës dhe teknologjisë së prodhimit të makinave ka mundësuar realizimin e sistemeve të automatizuara mekatronike, përfshirë dhe robotët në prodhim.
Duke u nisur nga kjo situatë, në të gjitha vendet e botës, veçanërisht në vendet e zhvilluara, ka një kërkesë të madhe për të diplomuarit në sektorin e Mekatronikës.
Në vendin tonë, i cili është në hapat e para të futjes së sistemeve mekatronike dhe me një mungesë kuadrosh të specializuar në këtë fushë, del nevoja e shkollimit të kuadrove të ardhshëm mekatronikë. Pikërisht, ky program studimi ka për qëllim të hedhë bazat shkencore dhe përgatitjen teoriko-praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit si inxhinier në fushën e mekatronikës, i cili do të kontribuojë në drejtim të mirëmbajtjes apo prodhimit të sistemeve të thjeshta mekatronike.
Kjo përgatitje e përgjithshme gjatë periudhës trevjeçare u krijon mundësinë studentëve të integrohen në tregun e punës dhe gjithashtu, formon bazat e nevojshme për të thelluar studimet dhe për të përfituar kompetenca më specifike mbi tema më të profilizuara që mund të trajtohen gjatë studimeve të specializuara.
Programi i studimit ka për qëllim të krijojë një profil të mirë të studentit të diplomuar, i cili do të jetë i aftë, që nëpërmjet proçesit të përfitimit të njohurive dhe vlerësimit, të zhvillojë një sërë shprehish dhe kompetencash, si:
- aftësinë për të zhvilluar veprimtarinë në institucione dhe firma të ndryshme ku ka sisteme mekatronike të aplikuara;
- aftësinë për të konceptuar dhe realizuar sisteme mekatronike të thjeshta;
- aftësinë për të zhvilluar veprimtari të drejtpërdrejtë në industrinë e prodhimit;
- aftësinë për të ndërhyrë në drejtim të mirëmbajtjes së sistemeve mekatronike të aplikuara në sektorin komunal,transport apo pajisjet elektroshtëpiake;
- aftësinë për të drejtuar kualifikimin apo edhe përgatitjen e teknikëve dhe kuadrove të ardhshëm në këtë fushë, pas një periudhe stazhi në profesion.
Studentët e diplomuar në programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Mekatronike” mund të punësohen në:
- ndërmarrje të mëdha ku mund të futen sipas nevojës në grupe pune të ngarkuar me detyra të përcaktuara qartë;
- ndërmarrje të vogla private, ku mund të ngarkohen edhe me detyra drejtuese të administrimit të plotë të tyre;
- firma të ndryshme private të niveleve të ndryshme, të pajisura me sisteme automatike si: në industritë ushqimore etj.;
- firma të ndryshme, ku prodhohen pajisje dhe makineri të konsumit të gjerë, të kontrolluara elektronikisht apo me sisteme kontrolli automatik;
- në shkollat e mesme profesionale etj..
Programi i studimit BSc. në “Inxhinieri Elektrike”
Programi i studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektrike” është është liçensuar me Urdhër Nr. 479 datë 10.10.2012 dhe është akredituar me VBA Nr. 42 datë 13.07.2018.
Ky program ka për qëllim të hedhë bazat shkencore dhe përgatitjen teoriko-praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit si inxhinier në fushën e sistemeve elektrike të fuqisë, të automatizimit të industrisë si dhe, në sektorë të tjerë ku përdoret energjia elektrike.
Kjo përgatitje e përgjithshme gjatë periudhës trevjeçare u krijon mundësinë studentëve të integrohen në tregun e punës dhe gjithashtu, formon bazat e nevojshme për të thelluar studimet dhe për të përfituar kompetenca më specifike mbi tema më të profilizuara, që mund të trajtohen gjatë studimeve të specializuara.
Programi i studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektrike” ka për qëllim të krijojë një profil të mirë të studentit të diplomuar, i cili do të jetë i aftë, që nëpërmjet proçesit të përfitimit të njohurive dhe vlerësimit, të zhvillojë një sërë shprehish dhe kompetencash, si:
- aftësinë për të zhvilluar veprimtarinë në institucione dhe firma të ndryshme, ku ka sisteme elektrike të fuqisë dhe të industrisë, të automatikës, etj.;
- aftësinë për të zhvilluar veprimtari të drejtpërdrejtë në industrinë e prodhimit të pajisjeve elektrike apo të projektimit dhe realizimit të tyre;
- aftësinë për të drejtuar kualifikimin apo edhe përgatitjen e teknikëve dhe kuadrove të ardhshëm në këtë fushë, pas një periudhe stazhi në profesion.
Studentët e diplomuar në programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektrike” mund të punësohen në:
- institute, korporata, ndërmarrje, laboratore, ku ka aparatura elektrike të sistemeve elektrike të fuqisë, të industrisë, ente tregtare të ndryshme që kanë pajisje elektrike, si në industri, shëndetësi etj.;
- firma të ndryshme private të pajisura me sisteme elektrike dhe elektronike;
- shkollat e mesme profesionale të profilit elektrik.
Programi i studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike”
Programi i studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike” është liçensuar me Urdhër Nr. 411 datë 25.08.2011 dhe është akredituar me VBA Nr. 83 datë 27.10.2018.
Ky program ka për qëllim të realizojë përgatitjen teoriko-praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit si inxhinier në fushën e elektronikës dhe të telekomunikacionit.
Kjo përgatitje gjatë periudhës dy vjeçare mbi nivelin Bachelor, ku janë marrë bazat e nevojshme për të thelluar studimet dhe për të përfituar kompetenca më specifike mbi tema më të profilizuara, u krijon mundësinë studentëve të marrin njohuri më të thelluara në fushën përkatëse. Një gjë e tillë mundëson që këto kuadro inxhinierike të integrohen në tregun e punës.
Programi i studimit ka për qëllim të krijojë një profil të mirë të studentit të diplomuar, i cili do të jetë i aftë, që nëpërmjet proçesit të përfitimit të njohurive dhe vlerësimit, të zhvillojë një sërë shprehish dhe kompetencash, si:
- aftësinë për të zhvilluar veprimtarinë në institucione dhe firma të ndryshme, ku ka sisteme elektronike të aplikuara dhe telekomunikacion;
- aftësinë për të zhvilluar veprimtari të drejtpërdrejtë në industrinë e prodhimit të pajisjeve elektronike apo projektimit dhe realizimit të sistemeve të telekomunikacionit;
- aftësinë për të drejtuar kualifikimin apo edhe përgatitjen e teknikëve dhe kuadrove të ardhshëm në këtë fushë, pas një periudhe stazhi në profesion.
Studentët e diplomuar në programin e studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike” mund të punësohen në:
- institute dhe laboratore, ku ka aparatura elektronike të ndryshme, që shërbejnë në punën e sektorëve, si: industri, shëndetësi etj.;
- firma të ndryshme private të pajisura me sisteme elektronike, si: telekomunikacion etj.;
- shkollat e mesme profesionale të profilit elektronik etj..
Programi i studimit Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni”
Programi i studimit Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni” është liçensuar me Urdhër Nr. 33 datë 31.01.2012 dhe është akredituar me VBA Nr. 82 datë 27.10.2018.
Ky program ka për qëllim të realizojë përgatitjen teoriko-praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit si inxhinier në fushën e Teknologjisë së Informacionit.
Kjo përgatitje gjatë periudhës dy vjeçare, mbi nivelin Bachelor, ku janë marrë bazat e nevojshme për të thelluar studimet dhe për të përfituar kompetenca më specifike mbi tema më të profilizuara, u krijon mundësinë studentëve të marrin njohuri më të thelluara në fushën përkatëse. Një gjë e tillë mundëson që këto kuadro inxhinierike të integrohen në tregun e punës.
Programi i studimit ka për qëllim të krijojë një profil të mirë të studentit të diplomuar, i cili do të jetë i aftë që nëpërmjet proçesit të përfitimit të njohurive dhe vlerësimit, të zhvillojë një sërë shprehish dhe kompetencash, si:
- aftësinë për të zhvilluar veprimtarinë në institucione dhe firma të ndryshme, ku ka sisteme informacioni të aplikuara;
- aftësinë për të zhvilluar veprimtari të drejtpërdrejtë në sektorët e prodhimit, projektimit dhe realizimit të sistemeve të informacionit;
- aftësinë për të drejtuar kualifikimin apo edhe përgatitjen e teknikëve dhe kuadrove të ardhshëm në këtë fushë, pas një periudhe stazhi në profesion.
Studentët e diplomuar në programin e studimit Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni” mund të punësohen në:
- rolin e personelit IT në institucione e laboratore, ku ka aparatura të ndryshme, që shërbejnë për përpunimin e informacionit;
- firma të ndryshme private të pajisura me sisteme informacioni etj.;
- shkollat e mesme profesionale etj..
Programi i studimit Master Profesional në “Sisteme të Energjisë”
Programi i studimit Master Profesional në “Sisteme të Energjisë” është liçensuar me Urdhër Nr. 674 datë 12.10.2018 dhe akredituar me VBA Nr. 54 dt. 05.07.2019.
Programi i studimit Master Profesional në “Sisteme të Energjisë” i pajis studentët me njohuritë teknike bashkëkohore dhe aftësitë e nevojshme për menaxhimin më të mirë të energjisë, projektimin e sistemeve dhe proceseve me eficiencë energjitike, përdorimin e burimeve të energjisë së rinovueshme dhe reduktimin dhe kontrollin e ndotjes me kosto efektive.
Programi i studimit është projektuar për të njohur inxhinierët me aspektin praktik të çështjeve të kursimit të energjisë (cilësia e përdorimit të energjisë me kujdes dhe jo me humbje) dhe pasojat mjedisore të përdorimit joracional të burimeve të energjisë në sektorët industrialë dhe komercialë.
Ofrohet në kuadër të rritjes së shqetësimit mbi nevojën e ruajtjes së energjisë dhe luftën kundër degradimit mjedisor në rritje.
Përgatit studentët t’i japin vetë zgjidhje trajtimit dhe zgjidhjes së çështjeve praktike dhe projekteve të ndryshme.
Ofron njohuritë e nevojshme për të vlerësuar potencialin dhe qëndrueshmërinë e politikave dhe projekteve të energjisë dhe të bëjë gjykimin e informuar në mungesë të të dhënave të plota.
Ofron njohuritë dhe aftësitë e nevojshme lidhur me teoritë që qeverisin rrjedhjen e energjisë dhe konvertimin e energjisë.
Ofron komunikimin e nevojshëm, aftësitë e kërkuara interpersonale dhe menaxheriale për një karrierë të suksesshme si profesionistë në fushën e energjisë.
Njohuritë dhe aftësitë e fituara përmes këtij kursi mund të aplikohen drejtëpërdrejtë për të ndihmuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë për të përmirësuar konkurencën e tyre përballë rënies së burimeve, rritjes së mundshme të konsiderueshme në kostot e energjisë për njësi dhe kërkesat urgjente për të përmbushur standardet gjithnjë e më kufizuese të kontrollit të ndotjes.
Ekzistojnë mundësi të shumta punësimi. Më të rëndësishmet radhiten më poshtë:
- Konsulenca të inxhinierisë, energjisë dhe mjedisit dhe praktika projektimi,
- Industri,
- Departamente qeveritare qendrore,
- Qeverisja vendore,
- Institucione akademike.