Ceremonia e Ndarjes së Certifikatave – Projekti VIRTU EU

Më 16.02.2025, në ambientet e Albanian University, u zhvillua ceremonia e ndarjes së certifikatave në kuadër të projektit VIRTU EU (Virtual Exchange for Active Citizens). Gjatë aktivitetit, Zv. Rektorja dhe njëkohësisht Koordinatorja e Projektit, znj. Aida Dama, vlerësoi angazhimin e studentëve dhe stafit akademik në shkëmbimet virtuale dhe aktivitetet bashkëpunuese, të cilat synojnë forcimin e qytetarisë aktive dhe dialogut ndërkulturor. Certifikatat u ndanë si dëshmi e pjesëmarrjes dhe përkushtimit në realizimin e objektivave të projektit.